Lidhje

Lufta kundër Ebolës në Afrikën Perëndimore


Confirmed Cases of Ebola in West Africa
Confirmed Cases of Ebola in West Africa

Rreth 500 ushtarë, detarë, forca ajrore dhe marinsa po punojnë me personelin e USAID-it në Liberi dhe Senegal për të luftuar Ebolën. Presidenti Obama ka autorizuar Pentagonin të thërrasë për shërbim aktiv disa njësi të forcave rezervë, në mbështetje të operacioneve në Afrikën perëndimore.

Kreu i përpjekjeve ushtarake amerikane kundër Ebolës, Gjeneral Majori Darryl Williams thotë se gjatë gjithë qëndrimit të tij në Afrikën perëndimore, asnjë ushtar amerikan nuk ka shfaqur simptoma.

“Nëse zbaton masat e higjenës dhe pastërtisë, duke përdorur solucion me klor për të pastruar duart dhe këmbët, si dhe kontrollon temperaturën; po ashtu nëse kufizon ekspozimin ndaj virusit duke mos shtrënguar duart, mendoj se rreziku është relativisht i ulët”.

Këto masa, të parashtruara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë qenë të efektshme edhe për personelin e USAID-it dhe ambasadës amerikane në Liberi, shpjegon ambasadorija Debra Malac.

“Kemi ndjekur me shumë kujdes udhëzimet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe deri tani nuk kemi pasur infektime”.

Asnjë nga ushtarët amerikanë nuk po kuron pacientë me Ebola dhe vetëm një numër i vogël i tyre kalojnë nëpër duar kampionë nga persona të infektuar. Ushtarët kanë ndërtuar një spital me 25 krevate për të kuruar personelin mjekësor që është prekur nga virusi. Amerikanët po ndërtojnë edhe 17 klinika të tjera dhe 65 qendra kujdesi. Ata kanë dërguar dy laboratorë ambulantë dhe pritet të dërgojnë edhe katër të tjerë. Po ashtu 56 ekipe punojnë për të ndihmuar në varrosjen e viktimave të sëmundjes në mënyrë sa më të sigurtë.

Por përfaqësuesi i USAID-it Ben Hemingway thotë se është ende tepër herët të thuhet nëse këto masa kanë filluar t’i presin rrugën përhapjes së epidemisë.

“Kur analizon statistikat, duhet ta shohësh situatën në vazhdën e disa javëve. Po punojmë për të përmirësuar grumbullimin e të dhënave për të parë nëse shfaqen prirje të reja”.

Përveç masave të rrepta higjeno-sanitare, zyrtarët thonë se misioni ka ndeshur edhe sfida të tjera. Moti me shi ka ngadalësuar punimet për ndërtimin e klinikave. Liberia ishte e përfshirë para 11 vjetësh në një luftë dërrmuese civile e cila shkatërroi një pjesë të mirë të infrastrukturës. Por Gjeneral Majori Williams nuk parashikon që situata të shkallëzohet në konflikt:

“Ky është një mjedis miqësor. Shkojmë mirë me liberianët. Amerikanët na kanë thenë se këtu nuk është si në Afganistan apo Irak”.

Zyrtarët amerikanë thonë se përparësia numër një është mbrojtja e personelit amerikan që po punon për të luftuar Ebolën. Gjenerali thotë se ndjehet shumë mirë me rregullat e operimit që po zbatohen dhe që janë miratuar edhe nga qeveria liberiane.

XS
SM
MD
LG