Lidhje

Hong Kong, protestuesit planifikojnë referendum


Sudentët protestues në Hong Kong kanë në plan të votojnë për të parë mbështetjen e demonstruesve për propozimet e ofruara nga qeveria për reforma në fillim të javës.

Një koalicion i grupeve protestuese tha se do të zhvillojë një referendum të djelën në sheshin ku vazhdojnë protestat për pesë javë.

Pas bisedimeve të së martës, autoritetet e Hong Kongut ofruan t’i dërgojnë një letër kabinetit të Kinës ku të parashtrohet zemërimi i protestuesve ndaj vendimit të Pekinit për të miratuar kandidatët në zgjedhjet e vitit 2017.

XS
SM
MD
LG