Lidhje

Rusia dhe furnizimi i Ukrainës me gaz


Rusia thotë se furnizimi me gaz i Ukrainës mund të fillojë që javën e ardhshme, pasi Kievi të paguajë këstin e parë të borxhit që i ka Moskës.

Alexei Miller, drejtori i kompanisë shtetërore Gazprom tha sot se një marrëveshje shumë-miliardë dollarëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian do të garantojë furnizimin me gaz rus të Ukrainës dhe pjesëve të tjera të Evropës.

Zoti Miller tha se “gjithshka varet nga fakti se kur Ukraina do ta bëjë pagesën. Ai tha se mendonte që pagesa do të bëhej javën e ardhshme.

Gazpromi e ndërpreu furnizimin me gaz të Ukrainës në muajin qershor, pas largimit nga pushteti të udhëheqësit pro-rus të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Kremlini.

Marrëveshja qetëson shqetësimet e evropianëve se do të mbeteshin pa ngrohje këtë dimër, siç ndodhi disa vjet më parë, kur për shkak të mosmarrëveshjeve me Rusinë, Ukraina filloi të marrë për vete nga gazi i destinuar për Evropën dhe Moska u kundërpërgjegj duke e ndërprerë gjithë furnizimin me gaz.

XS
SM
MD
LG