Lidhje

Maratona e Nju Jorkut


Kenianët Wilson Kipsang dhe Mary Keitney fituan vendet e para për kategoritë e meshkujve dhe femrave në maratonën e Nju Jorkut.

Kipsang e fitoi garën prej 42 kilometrash duke e përshkuar atë për dy orë, 10 minuta dhe 59 sekonda. Lelisa Desisa i Etiopisë doli i dyti, duke e përfunduar maratonën vetëm katër sekonda më pas.

Me fitoren e së dielës, Kipsang ka siguruar vendin e parë në Berlin, Londër, dhe Nju Jork.

Mary Keitney e Kenias, doli e para nga femrat, me një kohë prej dy orësh, 25 minutash dhe shtatë sekondash, vetëm tre sekonda para kenianes tjetër Jemima Jelagat.

Gara e së dielës u mbajt në një mot të ftohtë që e uli ritmin e vrapuesve që në fillim.

XS
SM
MD
LG