Lidhje

Vazhdon dhuna në Egjipt


Një shpërthim pranë pallatit presidencial të Egjiptit në Kairo la të plagosur një kalimtar sot në mëngjes. Ky është incidenti i fundit në një seri sulmesh në dhe pranë kryeqytetit të vendit gjatë natës së kaluar, që kanë lënë tre të vdekur dhe kanë plagosur dhjetëra vetë.

Shpërthimi më i rëndë u shënua dje në distriktin Menufia në veri të Kairos, ku gjetën vdekjen dy policë dhe një civil. Të paktën 11 të tjerë u plagosën.

Egjipti po ballafaqohet me një kryengritje islamiste që po shoqërohet me incidente të herëpashershme dhune që nga rrëzimi në korrik 2013 i ish-presidentit Mohamed Morsi.

Ende nuk është identifikuar asnjë autor i incidenteve të fundit.

XS
SM
MD
LG