Lidhje

Pheniani kërcënon me provë të re bërthamore


Koreja e Veriut po kërcënon të kryej prova të reja bërthamore në përgjigje të dënimit nga komisioni i OKB-së për shkelje të të drejtave të njeriut nga Pheniani.

Në një deklaratë sot, ministria e jashtme e tha se Pheniani nuk do të jetë në gjendje “të vetpërmbahet më gjatë” nga kryerja e një prove të katërt bërthamore pasi komisioni i tretë i Asamblesë së Përgjithshme miratoi një rezolutë mbi situatën e të drejtave të njeriut në shtetin komunist.

Rezoluta rekomandon që Këshilli i Sigurimit ta referojë Korenë e Veriut në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krime të dyshuara kundër njerëzimit. Kjo bazohej në një hetim të komisionit të OKB-së që zbuloi se Pheniani ka kryer abuzime në shkallë të paparë në botën modern.

Në deklaratën e saj, Koreja e Veriut thotë se rezoluta ishte e mbushur me shpifje dhe se ajo përbën një provokim të rëndë politik. Pheniani akuzon Shtetet e Bashkuara për drejtimin e përpjekjeve për të turpëruar Phenianin dhe për të përmbysur udhëheqjen e tij.

XS
SM
MD
LG