Lidhje

Shtyhen bisedimet me Iranin


Fuqitë perëndimore dhe Irani e kanë shtyrë afatin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse lidhur me porgramin bërthamor të Teheranit, për në korrik të vitit të ardhshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se është bërë përparim në diskutimet për disa probleme të ndërlikuara dhe se diplomatët janë më pranë arritjes së një marrëveshjeje, e cila do ta bënte mbarë botën më të sigurtë.

Zoti Kerry i bëri këto komente të hënën në Vienë, në ditën e fundit të afatit të caktuar për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të siguronte që programi bërthmamor i Iranit të përdoret vetëm për qëllime paqësore.

Presidenti iranian Hassan Rouhani, i cituar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA, tha se Irani do të jetë eventualisht fituesi në negociata, të cilta, shtoi ai, do të vazhdojnë deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Zoti Kerry tha se negociatorët do të punojnë për arritjen e një projektmarrëveshjeje politike deri më 1 mars dhe se marrëveshja do të finalizohet tre muaj më pas.

XS
SM
MD
LG