Lidhje

Hong Kong: Arrestohen të rinjtë


Policia e Hong Kongut ka arrestuar të rinj që nuk pranuan të largohen nga zona e zaptuar nga protestuesit, të cilën autoritetet po përpiqeshin ta pastronin sot.

Dhjetëra vetë nuk iu bindën urdhërave të policisë për t’u larguar nga zona pranë objekteve qeveritare, ku protestuesit kanë qëndruar prej 75 ditësh. Protestuesit nuk bënë qëndresë kur policët u vunë prangat dhe i larguan drejt stacioneve policore. Disa ligjvënës të opozitës dhe organizatorë të protestave ishin ndër të arrestuarit. Nuk është ende i qartë numri i personave të ndaluar.

Nga pasditja, një pjesë e madhe e zonës ishte pastruar nga tendat e fushimit. Forcat e rendit vepruan në përputhje me një urdhër të Gjykatës së Lartë që u jep mundësi autoriteteve të hapin rrugën për lëvizjen e trafikut në zonën Admiralty. Veprime të ngjashme priten edhe në zonën Causeway Bay.

Protestat organizohen si sfidë ndaj ndërhyrjeve të Pekinit zyrtar në administrimin e Hong Kongut.

XS
SM
MD
LG