Koalicioni qeverisës i kryeministrit japonez, Shinzo Abe, arriti një fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme për Dhomën e Ulët të Parlamentit, megjithë pjesëmarrjen e ulët të votuesve.
Anketat tregojnë se Partia Liberale Demokrate konservatore dhe partneri i saj i vogël, Komeito, kanë fituar më shumë se 310 vende në Dhomën prej 475-anëtarësh.
Zoti Abe i thirri zgjedhjet dy vjet para afatit për të marrë një mandat të ri për strategjinë e tij "Abenomics" të stimulit fiskal dhe reformave strukturore.