Lidhje

Kerry do të takohet me kryenegociatorin palestinez


FILE - United States Secretary of State John Kerry delivers a speech at the U.N. Climate Change Conference in Lima, Peru.
FILE - United States Secretary of State John Kerry delivers a speech at the U.N. Climate Change Conference in Lima, Peru.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry takohet sot me kryenegociatorin palestinez Saeb Erekat, në prag të paraqitjes së mundshme të një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit, e cila do të përcaktonte një afat për tërheqjen e trupave izraelite nga territoret palestineze.

Bisedimet që mbahen në Londër, pasojnë përpjekjen e djeshme për vlerësimin e situatës, si bisedimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Romë dhe me minsitrat e jashtëm të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë në Paris.

Në një konferncë shtypi që dha në ambasadën amerikane në Londër,

Zoti Kerry tha se është koha për “uljen e temperaturës dhe tensionit” mes izraelitëve dhe palestinezëve, me qëllim që të gjindet një rrugë drejt paqes së vërtetë.

XS
SM
MD
LG