Departamenti amerikan i Shtetit ka nxjerrë një paralajmërim për amerikanët që duan të udhëtojnë jashtë vendit.
Një njoftim shtypi thotë se incidenti i fundit vdekjeprurës me pengje në Australi “është një kujtesë se qytetarët e Shteteve të Bashkuara duhet të tregojnë një kujdes të jashtëzakonshëm” përsa i takon sigurisë së tyre personale.
Departamenti i Shtetit thotë se një analizë e sulmeve të mëparshme “sugjeron se terroristët duan të vënë në shënjestër jo vetëm objekte të qeverisë amerikane por edhe hotelet, qendra tregëtare, objekte fetare dhe shkolla”, veçanërisht në periudhën e festave.
Afati i paralajmërimit skadon më 19 mars, 2015.