Lidhje

Humbasin jetën dy marinarë shqiptarë


Pjestarët e ekuipiazhit të rimorkiatorit Illiria u goditën nga këputja e kavos gjatë operacionit për nxjerrjen në breg të tragetit Norman Atlantik I cili dy ditë më parë u përfshi nga flakët

Në Shqipëri, dy marinarë shqiptarë, pjestarë të ekuipazhit të një rimorkiatori privat Illiria, humbën sot jetën. P.Jahaj 59 vjeç dhe E.Hilaj 57 vjeç, u goditën nga këputja e një kavoje gjatë manovrave të tërheqjes, së tragetit “Norma Atlantik”, i cili dy ditë më parë u përfshi nga flakët ndërsa udhëtonte nga Greqia në drejtim të Italias.

Rimorkiatori shqiptar ishte angazhuar, me kërkesë të palës italiane, në operacionin për nxjerrjen në breg të tragetit, i cili që prej ditës së djeshme është I boshatisur, pas evakuimit të të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit. Mes tyre u shpëtuan edhe 22 shqiptarë që udhëtonin me këtë anije.

Trageti Norman Atlantik ndodhet vetëm pak milje nga brigjet shqiptare, i shtyrë nga rrymat dhe dallgët. Autoritetet italiane synojnë që të tërheqin mjetin lundrues drejt porteve të Pulias, edhe për shkak të hetimit që ata kanë nisur mbi ngjarjen. Operacioni vazhdon të paraqitet mjaft i vështirë për shkak edhe të kushteve jot ë favorshme të motit.

Viktimat e fundit e çojnë në 12 numrin e konfirmuar të të vdekurve nga ky incident.

Projurorët italianë kanë shprehur dyshimin se mund të ketë trupa të tjerë viktimash në tragetin e dëmtuar nga zjarri. Një prokuror italian shprehet se ka shumë të ngjarë që në bord të gjenden trupa të tjerë, bazuar në provat e qarta se në bord kishte imigrantë të paligjshëm.

XS
SM
MD
LG