Lidhje

36 të vrarë gjatë festimit të Vitit të Ri në Shangai


Të paktën 36 vetë gjetën vdekjen të shtypur nga turmat dhe dhjetra të tjerë u plagosën gjatë festimeve të Vitit të Ri në Shanghai.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se 40 persona të plagosur ende ndodhen në spital dhe 13 prej tyre po mjekohen për plagë serioze. Xinhua njofton se shumica e të plagosurve janë studente.

Në sheshin ku ka ndodhur incedenti janë vendosur tufa lulesh.

Dëshmitarët thonë se rrëmuja shpërtheu pasi njerëzit nxituan të merrnin para fallso që dikush i hodhi nga dritarja e katit të tretë të një ndërtese të qytetit.
Dëshmitari njëzet e shtatë vjeçar, Cui Tingting tha se u krijua kaos pasi turma njerëzish vrapuan për të marrë para të cilat më vonë ata e kuptuan se ishin fallso.

Incidenti ndodhi pak para mesnatës sipas kohës lokale, në sheshin Cheng Yi në Bund, një zonë popullore në Shangain qendror.

Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë kalimtarët duke u përpjekur t’u japin ndihmën e parë njerëzve të plagosur, të shtrirë në rrugët e mbushura me mbeturina.

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar autoritetet që të kryejnë një hetim dhe të marrin masa për të siguruar që një incident i ngjashëm të mos ndodh përsëri.

XS
SM
MD
LG