Lidhje

Moti i keq pengon kërkimet për trupat e viktimave të avionit AirAsia


Moti i keq ka penguar kërkimet për trupat e viktimave të avionit AirAsia. Shira të rrëmbyer dhe erëra të forta nuk lejuan fluturimin e helikopterëve që zhvillojnë kërkime.

Një zyrtar indonezian paralajmëroi se mund të duhet të paktën një javë para se të gjenden kutitë e zeza, ku regjistrohen komunikimet nga avioni, si dhe për nxjerrjen e trupave dhe mbetjeve të avionit nga uji.

Një ekip me 47 polombarë indonezianë janë përgatitur për zhytjen në thellësi 30-50 metra në fund të Detit Java për të kërkuar për mbetje, pasi sonari tregoi se në tabanin e detit kishte një objekt që mendohet të jetë segment i avionit.

Të paktën shtatë trupa dhe copa avioni, një valixhe dhe një pistë për dalje nga avioni janë gjetur në ujërat e Detit Java, ku u rrëzua avioni me mbi 160 persona në bord.

XS
SM
MD
LG