Lidhje

Somali: 6 të vrarë nga sulmi terrorist


Autoritetet somaleze thonë se gjashtë vetë kanë gjetur vdekjen nga një sulm i ekstremistët të rrjetit al-Shabab ndaj një baze ushtarake pranë qytetit Baidoa.

Dëshmitarët thanë për Shërbimin Somalez të Zërit të Amerikës se ekstremistët sulmuan një postbllok sot në mëngjes. Sulmi u pasua me shkëmbim zjarri, i cili, përveç gjashtë të vdekurve shkaktoi edhe 18 të plagosur.

Po sot, një roje somaleze u vra dhe katër të tjerë u plagosën kur një makinë shpërtheu në qytetin Galkayo në qendër të vendit. Ndër të plagosurit njoftohet se janë edhe dy mësues. Makina përdorej për të sjellë mësuesit në një shkollë lokale. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG