Lidhje

Ceremoni përkujtimore për policin Wenjian Liu


Komisioneri i policisë së Nju Jorkut nuk do që oficerët e policisë të bëjnë gjeste të natyrës politike në ceremoninë përkujtimore për nder të Wenjian Liu, njëri nga dy policët e vrarë në një sulm të papritur dhe funeralin e tij.

Në një mesazh dërguar forcës së policisë së Nju Jorkut, komisioneri William Bratton tha se “funerali i një heroi është për të shprehur dhimbje, jo pakënaqësi”.

Bratton i referohej qindra policëve që i kthyen shpinën një ekrani të madh televiziv që po transmetonte mesazhin e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio në funeralin e oficerit tjetër të policisë Rafael Ramos.

Në dokumentin e shpërndarë, komisioneri Bratton shkruan se “nuk po kërcënon për masa disiplinore” por u kujtoi oficerëve se “kur vesh uniformën e departamentit, duhet të respektosh traditën, nderin dhe dinjitetin që ajo përcjell”.

Mijëra oficerë policie pritet të marrin pjesë në ceremoninë për nder Liusë sot dhe në funeralin e tij nesër.

XS
SM
MD
LG