Një spital në Londër thotë se një infermiere skoceze që po trajtohet atje nga Ebola, është në gjendje kritike.
Spitali tha sot se gjendja e Pauline Cafferkeyt është keqësuar në dy ditët e fundit.
Ajo kishte shërbyer si vullnetare në përpjekjet kundër Ebolës në Sierra Leone muajin e kaluar, para se të sëmurej. Infermierja u kthye në Britani më 28 dhjetor dhe u diagnostikua dy ditë më pas.
Cafferkey ishte pacientja e parë me Ebola e diagnostikuar në Britani. Spitali i Lirë Mbretëror e trajtoi me sukses punonjësin britanik të ndihmave William Pooley me ilaçin eksperimental Zmapp, por spitali tha se nuk e kishte më në dispozicion këtë ilaç kur u diagnostikua Cafferkey.
Zyrtarët e shëndetësisë thanë se Cafferkey po trajtohet me plazmën e një të mbijetuari nga Ebola dhe një ilaç eksperimental të cilin nuk e kanë identifikuar.