Lidhje

Presidenti Obama kthehet nga pushimet


Presidenti Barack Obama po kthehet sot në Uashington, pas pushimeve dyjavore në shtetin e Havait, vendlindja e tij.

Relievi politik në Uashington ka ndryshuar që kur zoti Obama u nis për në Havai. Republikanët, pas zgjedhjeve të Kongresit, kanë tani kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.

Shumë nga ligjvënësit duan të rishikojnë nismat e presidentit, veçanërisht ligjin për kujdesin shëndetësor, që parashikon blerjen e sigurimeve shëndetësore nga shumica e amerikanëve.

Shumë ligjvënës duan gjithashtu duan të shfuqizojnë një politikë të re për imigracionin të presidentit Obama që i hap rrugën shtetësisë amerikane për disa kategori imigrantësh të paligjshëm.

XS
SM
MD
LG