Lidhje

Franca, e lëkundur për sanksionet


French President Francois Hollande is seen taking a question during an interview with radio station France Inter in Paris Jan. 5, 2015.
French President Francois Hollande is seen taking a question during an interview with radio station France Inter in Paris Jan. 5, 2015.

Presidenti francez Francois Hollande thotë se sanksionet ndaj Rusisë duhen hequr, në se bëhet përparim në bisedimet për t’i dhënë fund krizës në Ukraine.

Zoti Hollande i tha sot një radiostacioni francez se ai do të merrte pjesë në bisedimet ndërkombëtare për krizën në Ukrainë, të caktuara për në ditët e ardhshme, në se mund të bëhet “përparim i ri” drejt fundit të konfliktit mes qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve me mbështetjen e Rusisë.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert, u tregua më i rezervuar në komente, duke thënë se nuk është i sigurtë në se do të ndodhë, apo kur do të ndodhë ky takim, duke shtuar se ai do të ketë kuptim, vetëm në se mund të realizohet përparim real.”

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, bëri të njohur muajin e kaluar, se kishte në plan të takohej me presidentin rus Vladimir Putin, me kancelaren Merkel dhe me Presidentin Hollande më 15 janar, në kryeqytetin e Kazakhstanit, Astana.

XS
SM
MD
LG