Lidhje

Aftësitë bërthamore të Phenianit


Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut thotë se Koreja e Veriut duket se ka arritur një përparim të konsiderueshëm në tekonologjinë bërthamore drejt synimit për të vendosur një mbushje në raketë.

Sipas autoriteteve jug-koreane, Veriu nuk e ka demonstruar kapacitetin e tij për krijimin e kësaj pajisjeje.

Ministria koreano-jugore thotë se Pheniani ka siguruar 40 kilogramë plutonium të gradës për ndërtimin e armëve bërthamore, përmes përpunimit të shufrave të përdorura bërthamore. Seuli thotë se Koreja e Veriut po punon për një program për prodhimin e uraniumit me nivel të lartë pasurimi. Pheniani mendohet se ka kapacitetin për të ndërtuar raketa, të cilat mund të arrijnë deri në SHBA dhe ka zhvilluar një numër provash me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Agjencia jugkoreane Yonhap citon një zyrtar të paidentifikuar të Ministrisë së Mbrojtjes të ketë thënë se Veriu mendohet ta ketë rritur rrezen e një prej raketave të veta nga 7 mijë kilometra, në 10 mijë, por shtoi se nuk ka fakte që të provojnë se Pheniani e ka vënë në përdorim një raketë të tillë.

XS
SM
MD
LG