Lidhje

Austri, orteku vret dy skiatorë amerikanë


Ekipi amerikan i skive po mban zi për për dy anëtarë të tij, të cilëve i mori jetën orteku në Alpet Austriake.

Incidenti ndodhi dje, në qendrën austriake të skive Soelden, ku mbahen garat vjetore të hapjes së Kampionattit Botëror të Skive.

Drejtuesi i ekipit amerikan të skive Patrick Riml tha se ekipi i tij është tornditur rëndë nga kjo fatkeqësi.

Gjashtë anëtarët të ekipit amerikan po bënin ski në grup kur ata u goditën nga orteku: katër prej tyre mundën të shpëtojnë por, 20-vjeçari

Ronnie Berlack dhe 19-vjeçari Bryce Astle mbetën të vdekur. Në momentin kru ndodhi fatkeqësia me skiatorët nuk ndodhej asnjëri prej trajnerëve. Në atë zone ishte paralajmëruar për rrezikun e orteqeve, pas disa ditë bore të madhe dhe zbutjes së temperaturave.

XS
SM
MD
LG