Lidhje

Katër zyrtarë të Shërbimit Sekret ulen në përgjegjësi


Katër zyrtarë të lartë të Shërbimit Sekret Amerikan u caktuan në poste të tjera në përgjigje të një seri gabimesh të agjencisë që është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentit Barack Obama dhe familjes së tij.

Drejtori në detyrë Joseph Clancy publikoi një deklaratë dje ku njoftoi se zëvendës drejtorët e agjencisë për hetimet, operacionet mbrojtëse , teknologjinë dhe marrëdhëniet me publikun u hoqën nga postet që mbanin. Zoti Clancy tha se e mori vendimin bazuar në një raport të pavarur të publikuar në dhjetor, që thotë se agjencia ka patur mangësi në drejtim.

Raporti u hartua pasi një person i armatosur me thikë, arriti të kapërcejë gardhin e Shtëpisë së Bardhë në shtator dhe të hyjë brenda në ndërtesë para se të ndalej nga personeli i shërbimit sekret. Një kontroll i brendshëm arriti në përfundimin se trajnimi i dobët, personeli i pamjaftueshëm dhe një seri gabimesh çuan në mungesën e sigurisë.

Incidenti çoi në dorëheqjen e drejtoreshës së Shërbimit Sekret në atë kohë Julia Pierson.

XS
SM
MD
LG