Lidhje

Franca shpërblen veprimet e Bathily-it


Veprimet e një punonjësi kurajoz në dyqanin hebraik në Paris që ishte nën sulmin e një personi të armatosur, i siguruan atij përshpejtimin e procesit të marrjes së shtetësisë franceze.

Lassana Bathily i tha Zërit të Amerikës në një intervistë dje se Presidenti francez Francois Hollande e kishte telefonuar dhe i kishte premtuar se do t’i jepte shtetësinë.

Bathily, një mysliman nga Mali që i fshehu blerësit në një dhomë frigoriferike në katin e poshtëm të dyqanit para se të mund të dilte dhe të lajmëronte policinë, tha se për të nuk kishte rëndësi se të cilit besim ishin njerëzit që ai shpëtoi.

Bathily është konsideruar hero për veprimet e tij gjatë sulmit terrorist.

Bathily kishte aplikuar për shtetësinë franceze në vitin 2014, pasi kishte jetuar në Francë për tetë vjet. Ministria e Brendshme thotë se procesi për shtetësinë e tij është përshpejtuar dhe Ministri i Brendshëm Bernard Cazaneuve do të drejtojë ceremoninë e shtetësisë së tij të martën.

XS
SM
MD
LG