Lidhje

Operacione kundër terrorizmit në Gjermani


Në Gjermani, policia ka kryer operacioni kontrolli në 13 objekte në Berlin dhe gjetkë, një veprim që pason arrestimin javën e kaluar të dy personave të dyshuar për rekrutimin e luftëtarëve për grupin Shteti Islamik.

Një zëdhënës i policisë tha se banorët e objekteve të kontrolluara mendohej se ishin miq me dy personat e arrestuar të premten.

Shërbimi gjerman i transmetimeve ndërkombëtare “Deutsche Welle” njoftoi se banorët e pronave të kontrolluara nuk u trajtuan si të dyshuar, edhe pse, disa objekte të tyre, si p.sh. kompjutera, u konfiskuan.

Policia në vende të ndryshme evropiane ka qenë në gatishmëri të lartë që nga koha e sulmeve terroriste në fillim të muajit në Francë.

XS
SM
MD
LG