Lidhje

Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë


Udhëheqësi i izoluar i Koresë së Veriut, Kim Jong Un me sa duket do të shkojë në Rusi në muajin maj, për vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga ardhja në pushtet në vitin 2011.

Agjencia jugkoreane e lajmeve Yonhap konfirmoi se zoti Kim do të jetë në delegacionin e Koresë së Veriut, i ftuar për ceremonitë e 70 vjetorit të fitores sovjetike mbi Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore.

Yonhap citon qeverinë ruse sipas së cilës "rreth 20 krerë shtetesh kanë konfirmuar pjesëmarrjen, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut është njëri prej tyre."

Nëse zoti Kim merr pjesë, kjo do të ishte vizita e tij e parë jashtë vendit që nga ardhja në pushtet. Por Pheniani mund dërgojë në vend të tij zotin Kim Yong Nam, kreun nominal të shtetit.

Kina ishte një kandidate e mundshme për vizitën e parë të Kim Jong Un-it jashtë vendit, por marrëdhëniet me aleatin më të fortë të Penianit kanë ardhur duke u tensionuar që kur ai pasoi të atin e tij Kim Jong Il.

XS
SM
MD
LG