Lidhje

Shteti Islamik pranon humbjen në Kobani


Luftëtarët e Shtetit Islamik nxorën sot një video ku pohojnë se janë mundur në qytetin sirian Kobani, por betohen se do ta sulmojnë përsëri këtë qytet.

Në video duken dy persona që prezantohen si pjesëtarë të ISIS dhe thonë se goditjet ajrore amerikane ishin arsyeja kryesore për tërheqjen nga Kobani.

Luftëtarët kurdë thanë të hënën se kanë rimarrë nën kontroll qytetin e trazuar, pas luftimeve që vazhduan për muaj me radhë.

Një pjesë e mirë e qytetit, që dikur kishte një popullsi prej 200 mijë banorësh, është shkatërruar nga luftimet.

Marrja e Kobanit mund të shndërrohet si një moment vendimtar në betejën kundër ISIS, i cili për muaj me radhë ka pasur nën kontroll territore të mëdha në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG