Lidhje

Finalja e kampionatit të futbollit amerikan


Këtu në Shtetet e Bashkuara sot është një festë kombëtare e pashpallur. Amerikanët mblidhen para televizorit në mbarë vendin dhe kudo në botë për të parë finalen e kampionatit të futbollit amerikan, të njohur me emrin Super Bowl. Është evenimenti televiz më popullor i vitit dhe tërheq qindra miliona shikues.

Këtë vit, ndeshen për titullin e kampionit ekipi Seahawks i Siatellit dhe ekipi New England Patriots, i Bostonit. Siatelli del në fushë për të mbrojtur titullin e kampionit që fitoi vjet, ndërsa New England Patriots pretendojnë të marrin titullin e katërt në historinë e ekipit.

Ndeshja zhvillohet në Glendejl të Arizonës dhe biletat kanë një kosto zyrtare prej 800-1900 dollarësh, por shumë tifozë që nuk kanë arritur të gjejnë bileta detyrohen të paguajnë çmime shumë më të larta për t’i blerë nga të tjerë.

Ndeshja ndiqet sa për emocionet e konkurrencës sportive, aq edhe për spektaklin madhështor në gjysëm të lojës si dhe reklamat origjinale që transmeton televizioni gjatë ndeshjes.

XS
SM
MD
LG