Lidhje

Obama, urdhër ekzekutiv për sigurinë në internet


Presidenti Barak Obama do të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv që synon të nxisë kompanitë dhe organizatat të shkëmbejnë me qeverinë dhe me njëra-tjetrën informata mbi kërcënimet kibernetike.

Zoti Obama do ta nënshkruajë urdhrin në një konferencë të organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi sigurinë kibernentike dhe mbrojtjen e konsumatorëve në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Në prezantimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se takimi “organizohet në një moment kritik” kur kërcënimet kibernetike po bëhen “më të pranishme, më akute dhe më shkatërrimtare”.

Shtëpia e Bardhë thotë se urdhëri ekzekutiv ofron një kornizë për punën “në mbrojtje të privacisë dhe lirive civile” megjithëse kërkon heqjen e barrierave ndarëse mes qeverisë dhe sektorit privat.

Urdhëri udhëzon Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të financuar një organizatë që do të hartojë standardet për shkëmbimin mbi baza vullnetare të informacionit që kanë organizata dhe kompani private.

XS
SM
MD
LG