Libianët po protestojnë kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik që morën përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse me bomba në lindje të vendit.
Mijëra vetë u mblodhën dje në Bengazi, pas vrasjes së të paktën 40 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve në tre sulme vetëvrasëse në qytetin e Qubba-s.
Grupi për monitorimin e të dhënave të zbulimit, SITE intelligence me qendër në Shtetet e Bashkuara tha se dega e Shtetit Islamik në rajonin Barqah mori përgjegjësinë për sulmet dhe i identifikoi autorët si libianë dhe sauditë.
Në Libi është shtuar dhuna, ndërsa luftëtarët besnikë të Shtetit Islamik përpiqen të zgjerojnë territorin që kanë nën kontroll.