Lidhje

Shefi i Pentagonit në Kuvajt


Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter zhvilloi bisedime në Kuvajt me komandantë të lartë dhe diplomatë amerikanë lidhur me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër grupit “Shteti Islamik”.

Sekretari Carter shkoi në Kuvajt nga Afganistani, për të kryesuar takimin që u mbajt në bazën ushtarake amerikane Camp Arifjan. Përveç oficerëve ushtarakë, në bisedime po marrin pjesë ambasadorët amerikanë në Jordani dhe të vendeve të tjera të Lindjes së Mesme

Pentagoni tha se sekretari Carter falenderoi emirin dhe shefin ushtarak të Kuvajtit Sabah al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe Ministrin e Mbrotjtes Khalid al-Jarrah al-Sabah, për kontributin e vendit në përpjekjet kundër terrorizmit.

Në Kuvajt janë dislokuar forcat ushtarake amerikane dhe ato të koalicionit, ndërsa kryejnë sulme të përditshme ndaj objektivave ushtarake në Irak dhe në Siri.

XS
SM
MD
LG