Lidhje

Shteti Islamik rrëmben 90 të krishterë sirian


Militantët e Shtetit Islamik kanë rrëmbyer të paktën 90 njerëz nga fshatrat e krishtera ndërsa bastisën pjesë të Sirisë verilindore, thanë aktivistët të martën.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, i cili vëzhgon dhunën në Siri, tha se militantët i rrëmbyen njerëzit pasi morën nën kontroll disa fshatra ku banojnë të krishterët në provincën Hassakeh.

Rrëmbimet vijnë pas përleshjeve në atë zonë të henën mes luftëtarëve kurdë dhe grupit Shteti Islamik. Kurdët ndërmorrën të dielën një ofensivë në rajon pranë kufirit me Irakun me mbështetjen ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ushtria amerikane tha se 11 goditje ajrore të dielën në Hassakeh goditën bateritë taktike të militantëve, makinat dhe një bunker. Forcat kude kanë udhëhequr luftimet tokësore kundër grupit Shteti Islamik në disa pjesë të Sirisë veriore. Në një tjetër përpjekje të mbështetur nga sulmet ajrore, kurdët rimorrën muajin e kaluar kontrollin e qytetit Kobani nga forcat e Shtetit Islamik. Mes taktikave të tyre, militantët kanë përdorur në mënyrë rutinë rrëmbimet, zhdukjet dhe në disa raste edhe vrasjen e njerëzve në Siri, Irak dhe Libi.

XS
SM
MD
LG