Lidhje

Buxheti i Departamentit të Sigurisë Kombëtare


Kongresi amerikan miratoi një paketë për të financuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare, por vetëm për një javë, duke shmangur të paktën përkohësisht ndaljen e funksionimit të një agjencie me përgjegjësi të mëdha në përpjekjet Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan një masë të përkohshme mbrëmë vonë pak pasi senati miratoi të njëjtin ligj.

Presidenti e nënshkroi atë në Shtëpinë e Bardhë.

Kongresi ka tani një javë kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë që shmangë rrezikun e shkeljes së një afati tjetër.

Financimi për rrogat e punonjësve të agjencisë, që përfshin agjentët e patrullimit të kufijve, kontrollorët e aeroporteve dhe anëtarë yë Rojës Bregdetare rrezikonte të skadonte mesnatën e mbrëmshme nëse dy dhomat e kongresit nuk miratonin të njëjtën paketë.

XS
SM
MD
LG