Lidhje

Rusët nderojnë udhëheqësin e vrarë Nemtsov


Russia Opposition
Russia Opposition

Me një ceremoni madhështore, rusët nderuan sot udhëheqësin e opozitës Boris Nemtsov, një kritik i ashpër i Moskës që u qëllua për vdekje pranë kremlinit javën e kaluar.

Miq dhe pjestarë të familjes që mbanin lule të kuqe në dorë kaluan pranë arkivolit të 55 vjeçarit Nemtsov në ceremoninë e mbajtur në qendrën Sakharov në Moskë. 80 vjeçarja Valentina Gorbatova thotë se udhëheqësi i vrarë përfaqësonte endërrën e rusëve për një vend të përparuar.

“ Ai ishte drita e diellit për ne. Me ndihmën e tij, Rusia do të ishte bërë një vend i fuqishëm. Është ëndërra e të gjithë njerëzve që duan përparim në Rusi. Ai ishte i ndeshëm, punëtor dhe i dashur.”

Zëvendës Kryeministri Arkady Dvorkovish ishte mes përfaqësuesve të qeverisë ruse në ceremoni. Ambasadori amerikan në Rusi, John Tefft po ashtu mori pjesë në homazhe. Ishte edhe ish kryeministri britanik John Major.

“Ai besonte tek zbatimi i ligjit dhe liria e fjalës. Ai besonte tek liria. Gjerat me të cilat u përball po ashtu ishin shumë të rendësishme: agresioni, represioni dhe korrupsioni. Dhe, nëse dikush beson se zëri i tij do të shuhet nga kjo vrasje, ata gabojnë rëndë.”

Trupi i të ndjerit Nemtsov do të prehet në varrezat Troekurovskoye të Moskës. ish zëvendës kryeministri u vra të premten, i qëlluar katër herë pas shpine nga persona të panjohur ndërsa po kalonte në një urë sëbashku me një mikeshë të tij.

Presidenti Vladimir Putin premtoi një hetim të plotë për vrasjen, për të cilën shumë aktivistë të opozitës thanë se ishte hakmarrje ndaj kritikave të Nemtsov-it kundër Moskës.

XS
SM
MD
LG