Lidhje

Italia përballë valës së migrantëve


Italia po përpiqet që të sistemojë disa qindra migrantë të tjerë të shpëtuar këtë javë ndërsa ata po përpiqeshin të futeshin në Evropë me anije të vogla.

Që nga fillimi i javës, anijet italiane kanë shpëtuar më shumë se një mijë emigrantë nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme nga ujërat e rrezikshme të Mesdheut. David Braendeland me organizatën Save the Children thotë se shumë prej të shpëtuarve janë fëmijë.

“Janë pjesë e një grupi të madh. Që nga 1 janari ka patur mbi 7 mijë e pesëqind të ardhur në Siçili dhe shumë prej tyre janë fëmijë dhe shumë prej tyre të vetëm. Është e vështirë dhe e rrezikshme për fëmijët e pashoqëruar. Udhëtimi me anije është i rrezikshëm dhe shumë njerëz dhe fëmijë na kanë treguar ngjarje të frikshme që kanë përjetuar para se të vinin këtu. Si nga udhëtimi në Mesdhe dhe para se të vinin në Libi.”

Zyrtarët thanë se 10 njerëz u mbytën të martën kur një gomone u përmbys. Afro 8 mijë migrantë kanë prekur brigjet italiane në dy muajt e parë të këtij viti, duke tejkaluar numrin e të njëjtës periudhë një vit më parë. Qeveria italiane ka apeluar vazhdimit pranë Bashkimit Evropian për më shumë ndihmë.

XS
SM
MD
LG