Disa dhjetra banorë të zonës fushore të Nënkodrë bllokuar për afro 10 minuta levizjen në rrugën Shkodër Tiranë, në kërkim të dëmshpërblimit të plotë për dëmet nga përmbytjet masive të 5 viteve më parë. Protestuesit u mblodhën në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, rreth 2 kilometra në hyrje të Shkodrës.
Protesta nuk ishte miratuar nga policia, e cila ndërhyri qetësisht për zhbllokimin e rrugës.