Lidhje

Dita Ndërkombëtare e Grave


Kudo në botë po zhvillohen veprimtari me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, për të shënuar arritjet e tyre politike, ekonomike dhe shoqërore.

Në një editorial me rastin e kësaj dite, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shkruante se gratë po përballen me çështjet më të ngutshme globale dhe po vënë veten në rrezik për të luftuar varfërinë, diskriminimin dhe dhunën, në mënyrë që familjet dhe vendet e tyre të bëjnë një jetë më të mirë.

Zoti Kerry përmendi si shembull 10 gratë nga e gjithë bota që u nderuan të premten me çmimin Gratë e Guximshme. Ai foli mes të tjerash edhe për zonjën Arbana Xharra nga Kosova dhe tha se shembulli i saj ka nxitur një brez të ri gazetarësh që punojnë në një demokraci në lindje e sipër për t'u ngritur kundër padrejtësisë dhe korrupsionit.

Dita Ndërkombëtare e Grave filloi të festohej në vitin 1911.

XS
SM
MD
LG