Lidhje

Boko Haram në shënjestër


Ushtritë e Çadit dhe Nigerit kanë nisur një ofensivë të përbashkët kundër grupit islamist Boko Haram me bazë në Nigeri.

Burimet ushtarake thonë se forcat e Çadit dhe të Nigerit e filluan ofensivën sot në mëngjes në shtetin verilindor Borno të Nigerisë.

Dy vendt i bashkohen Kamerunit dhe Nigerisë në luftën kundër këtij grupi, i cili ka deklaruar se mbështet Shtetin Islamik.

Grupi tha dje se do t'i bindet udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi "në kohë të vështira apo të mira".

Deklarata e djeshme erdhi pak orë pas disa shpërthimeve në qytetin Maiduguri, ku u vranë të paktën 55 vetë dhe u plagosën rreth 140 të tjerë.

XS
SM
MD
LG