Lidhje

Argjentinë, 10 të vrarë në një aksident ajror


Dhjetë persona gjetën vdekjen, përfshi tre sportistë të shquar francez, në një aksident me helikopter gjatë filmimit të një spektakli argëtues në Argjentinë.

Autoritetet thanë se dy helikopterë u përplasën sot gjatë filmimit pranë maleve të Andeve.

Mes viktimave ishin notarja olimpike Camille Muffat, boksjeri olimpik Alexis Vastine, dhe kampionia e botës në garat e lundrimit Florence Arthaud, të tre shtetas francez.

Camille Muffat fitoi tra medalje në lojrat verore të Londrës. Vastine fitoi një medalje bronzi në lojrat e Pekinit 2008. Arthaud konsiderohej si lundruesja më e mire në botë.

Presidenti francez Francois Hollande lëshoi një deklaratë ku i quan humbjet një trishtim të madh.

Pilotët e të dy helikopterëve ishin argjentinas.

XS
SM
MD
LG