Lidhje

Armatosja e kryengritësve sirianë


Përpjekjet amerikane për të furnizuar me armë kryengritësit e moderuar në Siri, po shënojnë hapa prapa pasi ekstremistët e lidhur me al-Kaidën kanë sjellë si rezultat rënien e grupeve kryesore kryengritëse që luftojnë kundër ushtrisë shtetërore siriane. Analistët thonë se zhvillimet nënvizojnë rreziqet e një programi të Pentagonit për stërvitjen dhe paisjen e kryengritësve të moderuar.

Përparimet e kohëve të fundit në Siri nga grupi Fronti Nusra i lidhur me al-Kaidën, janë një humbje për strategjinë amerikane për identifikimin dhe armatosjen e grupeve kundër ushtrisë siriane dhe së fundmi kundër grupit Shteti Islamik.

Një masakër nga luftëtarët e Nusrës detyruan kapitullimin e lëvizjes Hazzm, kur kryengritësit e moderuar braktisën selinë e tyre në provincën Aleppo.

Në të kaluarën, Hazzm kishte pasur një rol qendror në një operacion sekret të CIA-s për të armatosur të moderuarit sirianë. Është hera e dytë në muajt e fundit që Nusra mposht një grup kryengritës të mbështetur nga perëndimi.

Jennifer Cafarella është eksperte në Institutin për Studimet e Luftës.

“Unë do ta karkaterizoja gjendjen në Siri si të tillë ku al-Kaida vazhdon të ketë një nivel alarmues mbështetjeje dhe po përshpejton përpjekjet që të dalë në pararojë të revolucionit sirian”.

Përkrahësit e Nusrës botuan fotografi të armëve që ata thanë se u ishin konfiskuar amerikanëve, përfshirë raketa anti-tank.

Administrata e Presidentit Obama ka vepruar ngadalë për armatosjen e kryengritësve sirianë, nga frika se armët mund të përfundonin në fuart e ektremistëve.

Jonathan Schanzer, është analist në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

“Kjo nxjerr në pah sfidat të cilat i kemi ditur prej kohësh dhe që e kanë bërë administratët të jetë e përmbajtur në mbështetjen e këtyre grupeve. Asnjë nga këto grupe që konsiderohen të moderuara, kanë forcën ose aftësinë ushtarake që të kenë nën kontroll territor apo mund t’u besohet që të përdorin armët e përparuaratë nevojshme për të përmbysur regjimin e Assadit”.

Pentagoni po shqyrton mundësinë e stërvitjes së rreth 1 mijë e 200 kryengritësve sirianë për një program të ri. Ambjentet për trajnimin e tyre po ngrihen në Turqi, Arabinë Saudite dhe Katar për të stërvitur 5 mijë luftëtatarë vitin e ardhshëm.

Ja ç’thotë Jennifer Cafarella.

“Mendoj se ajo që ndodhi me Hazzm, dhe me Frontin Revolucionar sirian më parë, shihet si një tregues i frikshëm i rrezikut të mundshëm i dërgimit të ndihmës ushtarake të konsiderueshme për kryengritësit. Megjithatë do të theksoja se rreziku i mosveprimit dhe mosmbështetjes së vazhdueshme të revolucionit sirian në këndvështrimin afatgjatë, do ta fuqizojë al-Kaidën në Siri”.

Analistët thonë se Fronti Nusra do që t’i mposhtë grupet e moderuara për shkak të mbështetjes që ata gëzojnë nga aleatët perëndimorë.

Siria nuk është sheshi i parë i betejës ku investimet e ushtrisë amerikane për të ndihmuar një aleat në Lindjen e Mesme, kanë pësuar humbje. Në Jemen, anëtarët e grupit Houthi morën nën kontroll kryeqytetin dhe zyrtarët e qeverisë u larguan pasi morën qindra miliona dollarë ndihmë. Në Irak, Pentagoni shpenzoi miliarda dollarë për të mbështetur forcat irakiane të sigurisë, shumë prej të cilëve lanë postet e luftimit kur u gjendën përballë ekstremistëve islamikë.

Schanzer i quan këto “investime jo të mira ushtarake” në rajon.

“Çdo investim i tillë në Lindjen e Mesme, që karakterizohet nga qeveri të dobëta qendrore, qeveri të korruptuara dhe që nuk pëlqehen nga popullata në terren, apo të rrezikuara të përmbysen nga lëvizje të dhunshme islamiste, pra cdo investim i tillë ka qenë në përgjithësi i pasuksesshëm dhe Shtetet e Bashkuara shpesh kanë paguar një cmim të lartë”.

Zoti Schanzer thotë se armatosja e qeverive të Lindjes së Mesme ishte më e sigurt para kryengritjeve popullore që kanë sjellë paqëndrueshmëri në një rajon shumë të brishtë.

XS
SM
MD
LG