Lidhje

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për masakrën në Tunizi


Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Tunizi ku u vranë 23 persona, shumica turistë të huaj.

Përmes një deklarate, grupi shprehej se sulmi ishte “një akt i bekuar ndaj një prej qendrave të të pafeve të së keqes në Tunizinë Myslimane”, duke iu referuar kështu muzeut ku u krye sulmi. Deklarata është vënë në internet dhe sipas një organizate amerikane që merret me analizimin e terrorizmit ndërkombëtar, duket se ajo është autentike.

Ndërkohë autoritetet në Tunizi thanë se kanë arrestuar 9 persona lidhur me masakrën, por nuk kanë dhënë hollësi të tjera.

Forcat tuniziane të sigurisë vranë dy prej autorëve të sulmit, të identifikuar si Yassine Laabidi dhe Hatem Khachnaoui dhe thanë se janë duke kërkuar për të tjerët. Mes 23 viktimave, 20 ishin turistë të huaj, sipas qeverisë tuniziane.

XS
SM
MD
LG