Lidhje

Netanyahu: Israeli aleat i ngushtë me Amerikën


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë aleatët më të mëdhenj dhe nuk kanë zgjedhje tjetër, veçse të bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Në një intervistë që dha sot për rrjetin televiziv NBC News, zoti Netanyahu tha se ka shumë fusha për të cilat të dy vendet duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Zoti Netanyahu tha se nuk ka folur në telefon me presidentin amerikan Barak Obama pas ditës së martë, kur fitoi partia e tij Likud në zgjedhjet parlamentare të Izraelit, por ai pret që të dy udhëheqësit të bien në kontakt së shpejti.

Sekretari i Shtetit John Kerry e mori në telefon zotin Netanyahu për ta uruar për fitoren.

Zgjedhjet e Izraelit u ndoqën nga afër në lidhje me ndikimin tek marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Mosmarrëveshjet për çështje të rëndësishme, përfshirë negociata për çështjen bërthamore dhe bisedimet e ngecura të paqes, kanë shkaktuar tensione mes të dy qeverive.

XS
SM
MD
LG