Senatori nga Teksasi Ted Cruz pritet të deklarojë nesër se do të kandidojë për president.
Senatori 44 vjeçar që po shërben në mandatin e tij të parë do të jetë kandidati i parë me emër që hedh zyrtarisht kandidaturën për emërimin e Partisë Republikane. Disa republikanë pritet të hyjnë në garë në javët në vazhdim.
Senatori Cruz, që hyri në senat në vitin 2013 është një figurë e favorizuar në Lëvizjen konservatore Tea Party dhe ka lënë të kuptohet haptaz se synon të kandidojë.