Lidhje

WSJ: Izraeli, spiunazh në bisedimet SHBA-Iran


Gazeta Wall Street Journal thotë se Izraeli ka përdorur spiunazhin për të mbledhur hollësi rreth bisedimeve sekrete bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe po punon për të prishur çdo marrëveshje të mundshme.

Gazeta thotë se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë mësuan vitin e kaluar se Izraeli po përgjonte për informacione nga takimet konfidenciale amerikane. Gazeta thotë se Izraeli mohon të ketë spiunuar drejtpërdrejtë mbi Shtetet e Bashkuara por ka marr informacione duke monitoruar udhëheqës iranianë.

Diplomatë dhe ekspertë nga Irani dhe grupi ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania po kërkojnë një marrëveshje që të sigurojë se Irani nuk po kërkon të ndërtojë një armë bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Palët ranë dakort për të mos i bërë publike diskutimet private në përpjekje për të parandaluar ndikimet nga rezultati.

XS
SM
MD
LG