Një raport i pavarur i bën thirrje FBI-së të shpejtojë përmirësimet në përpjekjet për grumbullimin e informacioneve që u kërkuan fillimisht pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Raporti i Komisionit për Rishikimin thotë se agjencia më e lartë e rendit në Shtetet e Bashkuara ka bërë hapa të rëndësishëm pas sulmeve të 11 shtatorit, veçanërisht në ndarjen e informacioneve të zbulimit me agjenci të tjera të zbulimit brenda qeverisë amerikane. Por raporti thotë se FBI-ja dështoi të krijojë një njësi të integruar të grumbullimit të informacionit.
Raporti kërkon që byroja të punojë më pranë me kompanitë e sektorit privat për të zgjidhur kërcënimet kibernetike.
Komisioni thotë se FBI ka dështuar të jap mbështetje për punonjësit e analizave të zbulimit.