Lidhje

Piloti Lubitz dhe problemet e tij shëndetësore


Piloti i kompanisë Germanwings që hetuesit besojnë se e rrëzoi me qëllim avionin në Alpet franceze të martën, duke shkakruar vdekjen e 150 vetëve në bord, ishte i shqetësuar se problemet shëndetësore do t’ia shkatërronin ëndrrat dhe kishte premtuar se një ditë do të bënte diçka për të ndryshuar gjithë sistemin.

Ish- e dashura e tij 26 vjeçare citohet nga revista Bild të thotë se Andreas Lubitz i kishte thënë se “një ditë do të bënte diçka që do të ndryshonte të gjithë sistemin” dhe se gjithkush do ta mbante mend emrin e tij.

Autoritetet gjermane thanë të premten se kishin gjetur raporte nga mjekët në shtëpinë e tij që tregonin se 27 vjeçari Lubitz vuante nga një sëmundje dhe nuk duhej të kishte punuar ditën e fluturimit.

XS
SM
MD
LG