Lidhje

Përparim në bisedimet bërthamore me Iranin


Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqi të tjera botërore bënë hapa përpara drejt një marrëveshjeje me Iranin, për të kufizuar zhvillimin e programit bërthamor të Teheranit por nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare.

Diplomatët që po takohen sot në Lozanë të Zvicrës njoftuar se Teherani ka treguar vullnetin për të pakësuar numrin e centrifugave bërthamore në më pak se 6 mijë dhe për të dërguar pjesën më të madhe të rezervave të uraniumit të pasuruar në Rusi për t’i magazinuar.

Nga ana tjetër, vender që po negociojnë me Iranin, Britania, Kina, Franca, Rusia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, sipas njoftimeve po shqyrtojnë mundësinë që të lejojnë Iranin të bëjë prova bërthamore të kufizuara për qëllime mjekësore në një kompleks nëntokë.

Megjithatë vazhdojnë të mbeten mosmarrëveshje të rëndësishme ndërsa afrohet afati i së martës. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry mbajti takim me Ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif. Ai ka anuluar. Zoti Kerry ka anuluar planet për t’u kthyer sot në Shtetet e Bashkuara për një aktivitet ku kishte shpresuar të merrte pjesë.

Diskutimet bërthamore për Iranin në Lozanë janë në një pikë vendimtare ku secila nga palët thotë se i takon tjetrës të bëjë lëshime.

XS
SM
MD
LG