Lidhje

Sanksione për sigurinë kibernetike


Presidenti amerikan Barack Obama autorizoi sanksione të reja ekonomike sot për sulmuesit kibernetik, një lëvizje që synon kryesisht penalizimin e individëve të huaj dhe kompanive shtetërore që sulmojnë biznese të rëndësishme dhe konsumatorët amerikanë.

"Kërcënimet kibernetike përbëjnë një nga sfidat më serioze ekonomike dhe të sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Obama ndërsa nënshkoi një urdhër ekzekutiv që bën thirrje për sanksione. Ai nuk dha hollësi për dënimet që do ta shoqërojnë këtë urdhër.

Në urdhërin e zotit Obama thuhet se sanksionet vënë në shënjestër sulmuesit kibernetikë që “po dëmtojnë ndjeshëm apo ndërhyjnë në sisteme kompjuterike amerikane, si në ato të bankave, bizneseve dhe kompanive të shërbimeve publike apo vjedhin sekrete tregëtare dhe informacione të konsumatorëve.

Gjatë muajve të fundit, bizneset amerikane kanë pësuar sulme kibernetike të profileve të lartë, përfshi ndërhyrje në të dhënat e kartave të kreditit të miliona konsumatorëve tek kompanitë e sigurimeve shëndetësore apo tek dyqanet e shitjeve me pakicë.

XS
SM
MD
LG