Lidhje

Senatori demokrat Menendez, akuzohet për korrupsion


“Jam i zemëruar që prokurorët e Departamentit të Drejtësisë u mashtruan dhe filluan hetimet tre vite më parë bazuar mbi këto aludime false nga persona që kanë arsye politike për të më mbyllur gojën. Por, unë nuk do të hesht. Kam besim se në fund do të dalë e drejta dhe ata do të ekspozohen.”

Zoti Menendez u tha të mërkurën gazetarëve dhe mbështetësve se ai do të “triumfojë”, dhe se “karriera e tij nuk do të mbarojë kështu".

Akuzat ndaj tij u ngritën nga një juri gjyqësore në New Jersey për pranimin e dhuratave nga Salomon Melgen, mjek okulist nga Florida, në këmbim të përdorimit të influencës së tij në Senat në favor të interesave financiare dhe personale të doktor Melgen.

Departamenti i Drejtësisë thotë se Senatori Menendez ka pranuar deri në 1 milionë dollarë dhurata luksoze dhe kontribute për fushatën politike nga doktor Melgen për të ndikuar në një mosmarrëveshje për legjislacionin e kujdesit shëndetësor, prej të cilës doktor Melgen ka përfituar dhjetëra milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG