Lidhje

Dorëzohen trupat e 28 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë


Dorëzohen trupat e 28 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Dorëzohen trupat e 28 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Në Kosovë, autoritetet u dorëzuan familjarëve trupat 28 personave të gjetur në një varrezë masive në Serbi. Trupat e gjetur janë të fshatit Rrezallë të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore. Varrimi i tyre pritet të bëhet më pesë prill, pikërisht 16 vjet pasi ata ishin ekzekutuar nga forcat serbe, për t'u bartur me pas në Serbi në një varrezë masive, në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.

Dorëzohen trupat e 28 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Trupat e 28 shqiptarëve të zbuluar në një varrezë masive në Serbi, iu dorëzuan familjarëve, 16 vjet pas vrasjes së tyre nga forcat serbe. Trupat ishin zbuluar vitn që lamë pas në varrezën masive në fshatin Rudnicë të komunës së Rashkës në Serbinë jugperëndimore, ndërsa për disa muaj ka zgjatur procesi i identifikimit të tyre. Gërmimet në atë varrezë masive kishin filluar në dhjetor të vitit 2013, bazuar në pohimet e autoriteteve serbe të drejtësisë të cilët katër vjet më parë thanë se mund të kenë zbuluar një varrezë masive ku besohet se mund të jenë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Gjatë operacionit të gërmimit që zgjati nga prilli deri në qershor të vitit 2014 janë zbuluar trupat e 54 personave. Arsim Gerxhaliu nga departamenti i mjekësisë ligjore tha se javën që vjen do të bëhet edhe dorëzimi i trupave të tjerë të zbuluar në Rashkë.

Varrimi i trupave të dorëzuar të enjten do të bëhet me 5 prill në fshati Rezallë të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore, pikërisht në përvjetorin e 16 të vrasjes së tyre.

Në janar të këtij viti,. Fondi për të Drejtën humanitare me seli në Beograd, tha se ka dokumente që dëshmojnë se shefi aktual i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, është përgjegjës për krime lufte në Kosovë. Sipas fondit, ai është përgjegjës për krime në fshatrat Rezallë dhe Çikatovë e Vjetër, të rajonit të Drenicës në Kosovën qendrore, si dhe për fshehjen e trupave në një varrezë masive në rajonin e Rashkës në Serbinë jugperëndimore. Fondi thotë se ka dokumente që tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rrezallë dhe Çikatovë më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ishte shefi aktual Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre. Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e 800 shqiptarëve të Kosovës.

Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 600 personave, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.

XS
SM
MD
LG