Lidhje

Opozita kritikon qeverinë e Kosovës në 100 ditët e para


Gjatë një interpelance në Parlament të kërkuar nga partitë opozitare, u vu theksi tek shkalla e lartë e migrimit të qytetarëve gjatë muajve të parë të këtij viti si dhe tek protestat e grevat që u nxitën nga siç u tha, ngurrimi i kryeministrit Isa Mustafa për të marrë masa të menjëhershme ndaj një ministri serb që mohoi krimet e luftës, por edhe nga mospërmbushja e premtimeve të partive të koalicionit për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Kryeministri Mustafa, i cili paraqiti raportin e punës së qeverisë së tij, tha se ai mori mandatin në një gjendje mjaft të rëndë e cila është karakterizuar kryesisht me hendekun e mos themelimit të institucioneve për gjashtë muaj.

Kryeministri Mustafa radhiti ne mesin e punëve të suksesshme miratimin e ligjit për ndalimin e pjesëmarrjes në luftërat e huaja, ndërsa radhiti ne mesin e sfidave themelimin e Gjykatës së posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Ai tha se zhvillimi ekonomik, zbutja e papunësisë, ndryshimi i politikave fiskale janë përparësitë e punës së qeverisë së tij, fusha në të cilat ai u kritikua ashpër nga opozita.

XS
SM
MD
LG